AIarm në Rrugën e Kombit. Prej 40 minutash të bllokuar, çfarë po ndodh?


Për shkak të përkeqësimit të motit dhe reshjeve intensive të borës, dhjetra makina kanë mbetur të bllokuara në Rrugën e Kombit.

Raportohet se për shkak të reshjeve të borës, janë krijuar rradhë të gjata, ndërkohë që të bllokuara kanë mbetur dhe mjete të tonazhit të rëndë.

Bëhet e ditur se prej 40 minutash kanë mbetur të bllokuar dhjetra drejtues mjetesh që po shkojnë në drejtim të Tiranës.

Situata është problematike në aksin rrugor Reps -Rrëshen 5km para se të futesh në Rrëshen.