Sondazhe të reja dalin në pah.
RTV Ora në bashkëpunim me IPR Marketing, sjell rezultatet e sondazhit te dyte në nivel kombëtar për këtë vit. Ne studion e emisionit “Tempora” komentohen rezultatet nga Antonio Noto, administratori i shoqërisë IPR Marketing, analisti i njohur Artur Zheji, drejtues i “360 gradë” dhe Dritan Hila drejtues i “Arena”.
Pyetje: A ndani të njëjtin mendim me opozitën në lidhje me protestën?
Shqiptarët janë kundër opozitës për mbajtjen e protestave. 49.8% thonë se nuk ndajnë të njëjtin mendim me opozitën, krahasuar me 38.1% nga sondazhi i 3 prillit.
Kësaj pyetje, 25.7% e të anketuarve i janë përgjigjur se ndajnë plotësisht të njëjtin mendim me opozitën. Ndërsa qytetarët që ndajnë pjesërisht të njëjtin mendim me opozitën janë 23.6%. 0.9% e shqiptarëve nuk i janë përgjigjur kësaj pyetje.