Nesër (e marte) temperaturat do të shkojnë deri në -15 gradë celcius. Ky parashikimi i motit është publikuar pasditen e sotme nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, i cili ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme.
Reshjet
Sot pasdite dhe nesër priten reshje lokale të dobëta në zonat malore në disa qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ato do të jenë në formë dëbore.
Temperaturat
Ato do të mbeten të ulëta deri nesër në mëngjes për shkak të masave ajrore arktike, të cilat pritet të largohen nga rajoni ynë nesër në mbrëmje. Kjo do të sjellë ngrica sonte natën në të gjithë vendin.
Më konkretisht, nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: -3 / 5 °C,në vendet e ulëta: -4 / 4 °C,në vendet malore: -15 / -4 °C
Era
Sot pasdite pritet të fryjë e lehtë deri mesatare për momente të shkurtra deri e fortë, ndërsa nesër ajo pritet të fryjë e lehtë.