Gruaja e rrezikshme: Plagos njerëzit në rrugë pa arsye (Video)


Teksa ecte në trotuar dhe duke folur me veten, ajo godet me objektin e mprehtë dy meshkuj, 28 dhe 62 vjeç, duke i shkaktuar çarje të vogla në trup

Policia e New Orleans në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kërkuar ndihmën e publikut për identifikimin dhe gjetjen e një gruaje që akuzohet për plagosjen e dy burrave që ishin duke ecur në bulevard.

Ngjarja ka ndodhur më 30 nëntor në bulevardin “Decatur Street”. Kamerat e sigurisë rrugore kanë regjistruar disa pamje të rënda, ku në sfond duket gruaja me një objekt të mprehtë në dorë.

Teksa ecte në trotuar dhe duke folur me veten, ajo godet me objektin e mprehtë dy meshkuj, 28 dhe 62 vjeç, duke i shkaktuar çarje të vogla në trup.

Pasi i godet ajo kthen kokën për të parë nëse është vënë re nga “viktimat” e saj.

Autoritetet vendase i tremben faktit se agresorja mund të ndërmarrë sulme të tjera, ndoshta edhe më të rënda, kjo pasi në video gruaja duket si njeri me probleme mendore.