Zbulohet skandali, Basha kërkon me çdo kusht të shkatërrojë protestën e studentëve! Dalin bisedat në WhatsApp


Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën po tentojnë me çdo kusht të shkatërrojnë protestën e studentëve, ashtu siç bënë me protestën e banorëve të Astirit për projektin e zgjerimit të Unazës së Re.

Prej ditësh, Basha është përpjekur të çojë te studentët eksponentë të PD, por ata janë përzënë nga të rinjtë, të cilët janë të vendosur për të rrëzuar ministren Lindita Nikolla dhe kryeministrin Edi Rama pa praninë dhe mbështetjen e asnjë force politike.

Por, edhe pse janë injoruar dhe përzënë nga studentët, Basha ka gjetur mënyra të tjera për t’u bërë pjesë e protestës. Këtë radhë, ai ka tentuar të përfshihet në një mënyrë të ulët dhe skadnaloze, e cila i ka dalë në shesh.

Skadnali i Bashës, që i nxin edhe më shumë fytyrën dështakut më të madh politik të PD, është zbuluar përmes disa bisedave në WhatsApp, ku tregohet qartë mënyra si tenton ai dhe ‘veglat’ e tij në parti të funsin hundët te protesta studentore, që po triufmon, teksa ka zbythur qeverinë Rama dhe e ka kapur atë mat.

Përmes këtyre mesazheve, të cilat po i sjellim të plota më poshtë, tregohet se si eksponentë të PD, të urdhëruar nga Lulzim Basha, po tentojnë të paguajnë autobusë, që të sjellin studentë nga rrethet për t’iu bashkuar protestës në Tiranë, para Ministrisë së Arsimit.

Mesazhet janë publikuar pasditen e sotme në mediat online, ku thuhet se Partia Demokratike iu ka paguar studentëve autobusë për t’i sjellë në Tiranë. Në fakt, studentët deri më sot kanë refuzuar të politizojnë protestën, duke mos lejuar asnjë lloj elementi politik të bëhet pjesë e nisëm së tyre, ndaj dhe me shumë gjasa edhe ditën e nesërme të rinjtë nuk do të pranojnë kërkesën e PD, e cila po tenton të shfrytëzojë çdo rast për të treguar veten.

Se sa do lejohen partitë të hyjnë në protestë, nuk dihet, ama ajo që dihet është që PD po paguan transportin e tyre për t’I mbledhur ata në kryeqytet!