Kjo është nëna e cila 18 vjet nuk ka bërë gjumë për ta ruajtur vajzën e saj (Foto)


Lexuesit e njërës nga gazetat më të vjetra në Britani të Madhe, Sunday People, kanë mbledhur para për të blerë një pajisje mjekësore që të ndihmojnë një grua, e cila për shkak të gjendjes mendore të fëmijës së saj nuk ka mundur të fle e qetë qe 18 vjet/
Lynsay Smith nuk ka fjetur për më gjatë se një orë që nga koha kur ka lindur vashën e saj, e cila është e lindur me një formë të epilepsisë që mund ta mbysë atë brenda një minute.

Smith, që jeton vetëm me vajzën ka qenë e detyruar ta kurdisë aIarmin për çdo orë gjatë natës për të kontrolluar Jaiden e sëmurë, e cila, për shkak të sëmundjes, nuk do të jetojë më shumë se 20 vjet.

Një pajisjes që kushton afër 2000 euro e cila paralajmëron në formë aIarmi nëse Jaiden mund të ketë ndonjë suIm, do t’i mundësonte Lynsay-it gjumë të qetë. Por kushtet ekonomike të Lynsay-s nuk i kanë mundësuar blerjen e një pajisjes të tillë, dhe as Shërbimi Shëndetësore nuk ka mundur të ia sigurojë një.

Tani paratë e mbledhura nga lexuesit e gazetës People kanë blerë aparatin që do t’ua mundësojë nënës dhe vajzës të jetojnë më të qeta vitet e fundit së bashku.

“Kjo për ne vlen më shumë se që do të dinin secila prej nesh ta shpjegonte. Tani do të jemi në gjendje të jetojmë një jetë më normal dhe të kënaqemi me kohën që na ka mbetur bashkë”, thotë Lynsay.

“Ka momente që i kaloj ditët si një zombi duke ecur vërdallë nëpër shtëpi, sepse jam shumë e lodhur, kurse natën frikësohem shumë të fle pasi mund t’i ndodh diçka Jaiden dhe mund të mos jem me të”.