Pamje madheshtore! Studentët organizojnë protestën më masive në Shqipëri (FOTO LAJM)


Në këto momente studentët e Shqipërisë po organizojnë një ndër protestat më masive të organizuar prej vitesh.

Mësohet se mijëra studentë janë mbledhurpërpara Ministrisë së Arsimit dhe kërkojnë uljen e tarifave të larta që paguajnë në universitete.

Sic mund t’a shihni në fotot e bashkëngjitur lajmit, mijëra të rinj kanë pushtuar Tiranën për të kërkuar të drejtat e tyre.

Kjo protestë është planifikuar, nisur e organizuar nga vetë studentët pa asnjë forcë politike.