Gazetari Artan Hoxha ka treguar se është takuar me të riun, që drejton “Forumin Djemtë e Labërisë“ dhe se në datën 8 dhjetor në sheshin “Çerciz Topulli” do të organizojnë një protestë para konsullates greke në Gjirokastër.
“Nje kafe ne Gjirokaster me Gent Labin e Forumit Djemte e Laberise, qe po organizojne tubimin e 8 dhjetorit ne Sheshin “Cerciz Topulli”, pikerisht te njejten dite dhe ore qe eksrtemistet dhe neofshistet e Agimit te Arte kane paralajmeruar se do te perkujtojne 40 diteshin e vrsajes se Konstantinos Kacifas ne Bularat.
Me moton “kush ka nje flamur(kuqezi) le ta rrembej, kush ka nje zemer(kuqezi) mos e kursej”…
I behet ftese cdo shqiptari brenda apo jashte vendit te jete i pranishem ne sheshin e “Cercizit” ne Gjirokaster, diten e shtune 8 dhjetor 2018, duke filluar nga ora 11:00.. Tubimi do te jete dhe nje proteste perpara konsullates greke ne Gjirokaster“, – ka shkruar gazetari në postimin e tij.
Më tej ai ka shkruar se protesta do të zhvillohet për 7 shqiptarët, që janë vr..arë gjatë dy javëve të fundit në Greqi.
„Cdo i pranishem eshte i lutur te jete i veshur me simbole kombetare, flamur dhe shall kuqezi….“, – ka shkruar Artan Hoxha në përfundim të postimit të tij.
Krahas këtij postimi gazetari Artan Hoxha ka postuar edhe dy foto, njërën nga takimi me të riun dhe në tjetrën tregohet statorja e Çerciz Topullit.