“Alienët mund të jenë në Tokë”, shkencëtari i NASA bën deklaratën e papritur


Prej vitesh njerëzimi përpiqet që të provojë ekzistencën e alienëve, të cilët në mendjen tonë përfytyrohen si këto krijesa me përmasa të vogla dhe me një inteligjencë të madhe.

Së fundmi, një shkencëtar i NASA beson se ideja që ne kemi për UFO-t as nuk përafrohet me atë çfarë ata janë në të vërtetë. Sipas Silvano P. Colombano, alienët mund ta kenë vizituar tashmë Tokën, por njerëzimi nuk e ka vënë re këtë fakt.

Silvano P. Colombano “Thjesht dua të theksoj faktin se inteligjenca që mund të gjejmë dhe që mund të na gjejë – nëse nuk e ka bërë akoma- mund të mos jetë prodhuar aspak nga organizma karboni si ne”, shkruan ai në një letër që është prezantuar në një seminar në muajin mars.

Ndërkaq, Silvano beson se jeta e alienëve ka shkuar përtej teknologjisë njerëzore dhe madje ata mund të zotërojnë udhëtimin ndëryjor.