Dëbora do të zbardhë Shqipërinë, mësoni si do të jetë moti ditën e sotme


Do të vijojë ndikimi i kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-hershme në të gjithë vendin.

Më të theksuara vranësirat në zonat Juglindore duke rrezlkuar reshje të dobëta shiu e dëbore.

Pasditja dhe mbrëmja do të mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat eks.tremale ditore nga -4°C në 18°C.

Era do fryjë mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 3 ballë. /Lajmifundit.al