Pas më shumë se 3 javësh protesta të pandalshme në Francë nga qytetarët e quajtur “Jelekët e Verdhë” kundër rritjes së çmimit të karburanteve, qeveria e Macron është tërhequr nga vendimi.
Lajmi për hapin mbrapa të qeverisë franceze është dhënë mëngjesin e sotëm dhe mendohet se ka ardhur pikërisht nga reagimi edhe i ashpër i protestuesve, të cilët kundërshtuan me ngulm rritjen e çmimit të naftës dhe benzinës.
Macron kishte parashikuar që nga 1 janari i vitit 2019 çmimi i naftës do të rritje me 6.5 centë dhe ai i benzinës me 2.9 centë.
Por rezistenca qytetare ishte e madhe, çka solli edhe pezullimin e vendimit të paktën për disa muaj.