Buxheti 2019/ Luli me akuza të forta, por ja cili është halli i tij: Pallati i vjehrrit nuk do dëmshpërblehet!


Pas reagimit të kreut të PD-së për “Buxhetin 2019” i cili e quajti si buxhetin më katastrofik të 28 viteve të fundit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shkruar në “Twitter”.

Sipas tij, buxheti nuk përllogaritet me metodën e Bashës. Balla shkruan se buxheti rrit pagat në sektorin publik duke mbështetur edhe shumë familje shqiptare.

Kreu i grupit të PS-së, shton mes tjerash se kreu i demokratëve ka hallin e pallatit të vjehrrit të tij, i cili nuk do të dëmshpërblehet.

“ Lulzim nuk bëhet buxheti 7×7=42–. Buxheti mbeshtet qindra mijera familje qe jetojne me bujqesi, rrit pagat ne sektorin publik, konsolidon rritjen e ekonomike—-, garanton investime ne infrastrukture ne cdo cep te Shqiperise. Halli i Lulit:Pallati i vjehrrit nuk dëmshpërblehet”, shkruan Balla.