Ja si e mashtroi policinë autori i vrasjes së 28-vjeçarit, makina ishte “karrem”


Detaje të tjera janë zbardhur lidhur me vrasjen e Mario Majollarit, i cili u ekzekutua me tre plumba pistolete. Dyshohet se makina e djegut pak pas ngjarjes nuk ka lidhje me vrasjen.

Mësohet se ka qene një person i cili ka kryer vrasjen dhe me pas u largua ne këmbe ndërmjet rrugicave qe te çojnë drejt Tufinës. Me pas autorin e dyshuar e pret një automjet gri ku policia nuk e ka identifikuar ende.

Policia thotë zyrtarisht se automjeti i djegur ne Fushe Kruje një ditë pas vrasjes nuk ka lidhje me ngjarjen, por mund te jetë përdorur nga organizatoret e vrasjes si karrem për të devijuar hetimet.

Nga ana tjetër janë pyetur dhe familjaret e autorit të dyshuar Kastriot Gjuzit, i cili është shpallur në kërkim. Gjuzi dyshohet se ka vrarë 28-vjecarin në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij nga babai i Majollarit në vitin 2000.

Familjarët kanë thënë se kontaktin e fundit më të e kane pasur mesditën e së martës dhe me pas nuk e kanë parë. Ai nuk është kthyer në mbrëmje si zakonisht dhe kjo i ka bëre ata të shqetësohen.

Pavarësisht këtij fakti, ata mohojnë që Kastriot Gjuzi të jetë autor i vrasjes e Mario Majollarit, pasi sipas tyre ai nuk e ka hapur në familje temën për vrasjen e të vëllait të tij Ilir Gjuzi.