Letër zotit Hahn: S’ke kredibilitet në Kosovë


Z. Hahn, mirësevjen në Kosovë. Ne jemi mikërpitës. Nuk jemi si ju, që na vendosni 100 pengesa vetëm të mos ju shkelim në prag të derës.

Por, kur vendose të vije, a e mendove dy herë këtë punë? A ishe i vetëdijshëm që je komisioner për zgjerim dhe po shkon në një vend që jo vetëm sdo të jetë kurrë pjesë e BE-së, por po bëni c’mos ta hiqni qafesh. A ishe i vetëdijshëm që nuk ke pikë kredibiliteti në këtë vend, ose sic themi ne pikë ftyre, as ti, as institucioni që e përfaqëson, pasi këtij vendi ia keni mohuar lirinë e levizjes dhe ky lajm u bë i ditur përfundimsht sot. A je i vetëdijshëm që kjo po ndodh ndaj një vendi që ia vendosët dyfishin e kritereve në krahasim me të tjerët dhe i plotësoi të gjitha?

Nuk dua të pyes më për vetëdije. Kjo, pasi vet e bërë të qartë se edhe BE është përgjegjëse pse gjërat nuk kanë shkuar si duhet. Por, e relativizove këtë punë. Kur të kthehesh mbrapsht tregoju se BE nuk është pjesërisht përgjegjëse për sundimin e ligjit këtu dhe ekonominë e dobët, por thuajse krejtësisht. BE është ajo që e dërgoi këtu Eulexi-n që ta Iuftonte kr;min dhe korr;upclonin, e vetëm i nguliti mirë në Kosovë. BE ishte 8 vjet përgjegjëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke udhëhequr me të gjithë sektorët e ekonomisë për 9 vjet.

BE ishte ajo që i harxhoi miliarda euro të taksapaguesve evropianë e miliarda tjerë të taksapaguesëve të Kosovës për t’i shitur pronat publike me centa gjatë privatizimit, për të ndërtuar një sistem energjetik që vetëm gllabëronte para dhe për të ndërtuar një infrastrukturë plot gropa. Ishit përgjegjës edhe për arsim për disa vjet, duke hedhur bazat e një sistemi coroditës, shumë më të keq se e kishim nëpër shtëpi private gjatë viteve ’90.

Ju duhet t’u tregoni taksapagyesve evropianë që ju, jo vetëm që harxhuat paratë e tyre por edhe tonat deri me 2008 që të na zhvilloni dhe e bëtë të kundërtën. Na hodhët bazat e moszhvillimit dhe na zhvatët paratë.

Tash e keni izoluar këtë vend dhe dëshironi medomemos që ta bëjë që t’i kërkojë falje edhe Serbisë, t’i falim tokë asaj, t’ia hapim dyertë të bëjë cka të dojë, në mënyrë që ajo t’i zgjidhë të gjitha problemet kufitare dhe fqinjësore e ju ta pranoni atë në BE dhe të na hiqni qafesh ne njëherë e përgjithmonë.

Nëse nuk keni ardhur për këtë, atëherë tregonani pse ne duhet të shpresojmë ende në Evropë. Termi prespektivë evropiane nuk pi ujë më. Mund të na thuash që qysh me 1 janar 2019 do të lëvizim lirshëm, me 2025 do të pranohemi në BE, pasi në vitin 2019 do të bëhemi vend kandidat dhe do të fillojmë negociatat e anëtarësisë menjëherë. Nëse vepron, mase edhe të besojmë. Kosova ime