S’kanë fund surprizat! Ardit Gjebrea së shpejt me një këngë të re


Javën e ardhshme do të shijojmë tre netët e festivalit të 20-të “Kënga Magjike”.

Ardit Gjebrea edhe kësaj radhe do ta drejtojë këtë edicion, ndërsa krah tij do të jenë Bora Zemani dhe Klaudia Pepa.

Ditën e sotme te “E diela shqiptare”, ai zbuloi surprizën që është përgatitur për natën finale te “Kënga Magjike”.

Ai ka thënë se do të këndojë në këtë natë, por nuk ka preferuar të zbulojë më shumë detaje.

Kujtojmë që moderatori performoi edhe në edicionin e 19-të, vitin e kaluar, bashkë me të bijën Anna. Dy netët gjysmëfinale janë 5 dhe 6 dhjetor, kurse finalja e madhe më datë 8 dhjetor