Detaje të reja, breshëria me armë drejt lokalit të “të tmerrshmit” të Fierit


Gjatë ditës së djeshme Policia e Fierit u njoftua për një automjet në flakë në lagjen “8 Shkurti”, pranë shinave të trenit, në rrugën që të çon drejt Semanit.

Pas shuarjes së flakëve, uniformat blu konstatuan brenda mjetit një kallashnikov dhe një krehër të mbushur me fishekë.

Ndërkrohë, po në të njëjtën kohë, policia ishte njoftuar për të shtëna në lagjen “15 Tetori”, drejt një lokali. Nga hetimet e kryera rezultoi se në mjetin i cili u gjet nën flakë, ishte qëlluar drejt lokalit dhe më pas personat ishin larguar.

Por sot zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen. Lokali drejt të cilit u qëllua me breshëriështë në proënsi të një personi mjaft të njohur për drejtësinë. Bëhet fjalë për atë që njihet si “i forti’ i Fierit Agim Boriçi.

Drejtësia ka dokumentuar të paktën vrasjen e dy personave nga ana e Boriçit në vitet 1994 dhe 1998, ndërkohë ka tentuar vrasjen e një tjetër shtetasi.

Po ashtu, ai ka qenë i dyshuar për një sërë veprash të rënda penale të cilat nuk janë vërtetuar.

Agim Boriçi për shumë qytetarë nga Fieriështë një personazh që u ngjall frikë.

Nuk dihet nëse personat që hapën zjarr kishin si qëllim eliminimin e Boriçit apo thjesht i dhanë atij një mesazh. Po ashtu, nuk ka informacion nëse ai ndodhej në lokal në momentin e të shtënave./a.m./noa.al/