Gafa në samitin e G20: Rojet ngatërrojnë Presidentin kinez XI me një nga zyrtarët (VIDEO)


Presidenti Kinez Xi Jinping, ishte në ceremoninë përshëndetëse,e cila u zhvillua në kuadër të Samitit të G20 e cila po mbahet Argjentinë. Mbledhje e G20, po mbahet në Argjentinë ku janë mbledhur krerët më të lartë të botës, teksa një incident i papritur është regjistruar gjatë ceremonisë pritësë .

Krejt ndyshe nga çfarë ishte planifikuar ceremonia ka filluar më herët, pasi një nga anëtarët e rojes pa një zyrtar kinez të dilte nga aeroplani duke e ngatërruar atë me presidentin e Kinës Xi Jin Ping.

Kur u hap dera e aeroplanit dhe jashtë doli një zyrtar kinez, anëtari i rojeve të nderit bërtiti duke bërë një prezantim formal të Presidentit XI dhe kështu kanë filluar nderimet mikpritëse, ndërsa është vendosur në sfond edhe muzika.

Por te gjitha këto nderime në fakt nuk kanë qenë për presidentin Xi Jinping,por për zyrtarin kinez i cili për shkak të ngjashmërisë është ngatërruar nga roja e nderit.

Ceremonia e parakohshme vazhdoi derisa zyrtari kinez zbriti poshtë shkallëve i cili pati një përshëndetje formale, pa shtrënguar duart me stafin e aeroportit.