Panik lufte? Greqia e trembur deri në palcë nga Turqia: Ja cfarë ndodh nëse goditet anija greke


Ka krijuar frike dhe trembje deri ne palce ne Greqi artikulli i medias turke.

“Skenarë të rrezikshëm të “luftës” nga gazeta pro-qeveritare turke, një ditë pas episodit në ishullin Ro”.

Kështu e nis shkrimin e saj sot media greke “Protothema”, e cila ka publikuar artikullin e medias turke “Yeni Safak”, për të cilën thotë se është një gazetë pro-qeveritare.

“Vetëm një ditë pas incidentit në Rusi dhe ndërkohë që vazhdojnë deklaratat zjarrnxitëse të zyrtarëve turq, gazeta pro-qeveritare Yeni Safak publikon një titull shumë sfidues në faqen e saj të parë”, shkruan media greke.

“Duke analizuar një skenar të çuditshëm lufte, kolumnisti Ibrahim Karagull flet për mundësinë e provokimit në Egje për të dëmtuar qeverinë Erdogan në artikullin e tij të titulluar “Nëse një anije greke goditet dhe fundoset”, vijon shkrimi i “Protothema”.

‘Siç thekson kolumnisti, kur tensionet në Egje po rriten, “le të themi që marina turke të godasë një raketë greke apo një anije greke” dhe papritur të gjitha vendet e Evropës dhe SHBA-së krijojnë një front të përbashkët kundër Turqisë, është një skenar i mundshëm që Ankaraja duhet të marrë parasysh. Vlen të përmendet se ndonëse publikimi i medias turke nuk e lidh drejtpërdrejt përpjekjen hipotetike të provokimit me Guilenistët, ai bën një referencë të posaçme për goditjen e Forcës Ajrore Ruse në vitin 2015 nga një luftëtar turk në kufirin me Sirinë”, shkruan “Protothema”.