Video promovuese për Kosovën, Haradinaj apelon të shpërndahet sa më shumë në rrjetet sociale


 

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka shpërndarë një video në rrjetin social Facebook, në të cilën pasqyrohet potenciali e vendit tonë drejtë zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik me produktet vendore.

Po ashtu në këtë video shihen edhe arritjet e sportistëve dhe artistëve me prejardhje nga Kosova, që po bëjnë bujë në arenën ndërkombëtare, Rita Ora, Dua Lipa, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri.

Tregohen edhe për sukseset e sportistëve vendor, sidomos në xhudo me Majlinda Kelmendin e Akil Gjakovën, dhe për suksesin e fundit të përfaqësueses së Kosovës në futboll, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova është një vend i vogël në zemër të Evropës, por me ëndrra të mëdha.

Në të tregohet edhe për pasuritë që ka vendi ynë, produktet dhe rininë.

Vendin tonë e presin shumë punë gjatë rrugëtimit tonë për në BE, punë të cilat do ti realizojmë me vullnet e përkushtim.

Së shpejti pritet ta kemi edhe ushtrinë tonë.

Video është promovim i Kosovës, dhe është realizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/470957279974861/?t=0