Kush është shqiptarja që po ‘mahnit’ botën me këngën e saj(Foto)


Ajo njihet si Ava Max, por emri i vërtetë i këngëtares, që ka pushtuar të gjitha top listat botërore është Amanda Koçi.

24-vjeçarja ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por prindërit e saj janë nga Saranda.

Kënga e saj “Sweet but Psycho” aktualisht ndodhet në vendin e parë në Gjermani, Norvegji, Suedi, Finlandë, Danimarkë dhe sapo është renditur në vendin e parë në I Tunes në Britaninë e Madhe.

Por kjo këngë është duke u ngjitur me shumë sukses në top listën australiane, kanadeze dhe atë amerikane.

Ajo është pjesë e shtëpisë diskografike Warner njësoj si Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa.