Reagon gruaja e mësuesit që doli lakuriq: Im shoq e publikoi videon pa dashje


Një denoncim i bërë ditën e sotme në profilin e ish-kryeministrit Sali Berisha, si dhe në redaksinë e JOQ, tregonte se si një mësues i një shkolle në Fushë Krujë dilte nudo në një video që po qarkullon tek të gjithë nxënësit e shkollës.
Berisha ka shkruar në rrjetet sociale se ky mësues është punësuar nga “narkoshteti” në vend të njerëzve të aftë.

Mirëpo në komentet poshtë fotos është edhe reagimi i bashkëshortes së mësuesit Fatmir Dervina, e cila thotë se në fakt në kohën e Berishës, bashkëshorti i saj ka qenë drejtor shkolle.

Ajo thekson se së bashku me të shoqin po vuajnë pasojat e kësaj videoje, e cila ka qenë për të dhe është shpërndarë gabimisht nga mësuesi në rrjetet sociale.

Ajo shkruan:

I nderuar zoti berisha, sa per dijeni: Jam bashkeshortja e profesorit nga Fushe Kruja. Dua tju bej me dije se videoja ishte nje loje midis nesh ku gabimisht e ka postuar pa vetedije ne facebook duke menduar se ma ka derguar mua ne messenger, shpreh keqardhjen qe ndodhi keshtu, te njejten vuajtje ka dhe im shoq i cili nuk ka vajtur sot ne shkolle dhe ka pranuar te jape doreheqjen ndersa ne lidhje me shprehjet qe me akuzoni se jam socialist nuk eshte aspak e vertete per shkak se sot une po vuaj pasojat pasi ne periudhen tuaj bashkeshorti im ka qene drejtues shkolle dhe dua tju bej me dije qe jo vetem familja ime por i gjithe farefisi i bashkeshortit dhe une si shkodrane e flakte qe jam madje edhe pothuajse gjithe qyteti i shkodres kemi qene dhe jemi pas teje dhe une perfaqesoj te gjithe shkodren demokrate. Pranoj qe ishte nje gabim padashje duke qene se im shoq nuk eshte aq specialist ne pordorimin e rrjeteve sociale dhe pranoj se ka gabuar. Nuk ju kemi braktisur ne kohet me te veshtira, kemi qene dhe do jemi gjithmone me ju. Ju lutem gjykoni si nje prind dhe jo si nje politikan. Faleminderit per mirekuptimin.”