Rama godet hapur Serbinë: Serbia qasje dyfytyrësie ndaj Kosovës, taksa 100% e drejtë


KOSOVE

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Pejë, kryeministri Edi Rama tha se vendimi i Kosovës për të vendosur taksë 100% për produktet serbe është vendim irracional në kushtet normale në qasjen e dyfytyrësisë të Serbisë kundrejt Kosovës.

“Kosova është shëmbëlltyra e dëshirës për paqe dhe shpreha më rrezatuese e respektit për minoritetet dhe mishërimi më domethënës i vullnetit për dialog. Shqipëria është tërësisht e angazhuar për procesin e paqes dhe Kosova është në gjendje të luajë rolin e saj ndërkombëtar.

Kosova ka bërë përparim thelbësor në rajon dhe ne konstatojmë se ka përparuar në dialogun me Serbinë. Serbia po bllokon Kosovën duke kërkuar tërheqjen e njohjeve është provokuese dhe shqetësuese. Goditje pas shpine të Kosovës nga Serbia.

Është vendim irracional në kushtet normale në qasjen e dyfytyrësisë te Serbisë. Është qasje politike. Ministri i Kosovës më tregonte se si ministri serb qëndroi deri në 2 të natës për të bindur zyrtarët e BE që të mos përdorej fjala Republika e Kosovës në fjalim. ‘What dhe F.uck’ do thuhej në gjuhën e Parlamentit Evropain.’- tha Rama.