“Policia nuk do ju ndalojë më kot në rrugë”, ja çfarë pritet të ndodhë


Edi Rama ka dhënë sot një lajm të rëndësishëm para uniformave blu të Policisë së Shtetit.

Kryeministri tha se duhet të kapërcehet në një epokë të re, të largimit të policëve nëpër rrugë, që ndalojnë vend e pa vend shoferët. Sipas Ramës, kamerat duhet të zëvendësojnë menjëherë policët.

Gjithashtu kryeministri dha uItimatum për zhdukjen e komisioneve me gjoba, dhe heqje patentash.

“Duhet ndërmarrë një reformë për gjobat, se më ra goja, nuk mund të ndalojë më policia njerëzit në rrugë, duhet të kalojë në sistemin e teknologjisë, me kamera që teknologjia ta bëjë këtë punë, jo policië që rrijnë të fshehur rrugëve, dhe e kthejnë trupën në qesharake. Është koha të kapërcehet në epokë tjetër, kjo punë duhet finalizuar. Ato komisionet, me patentat, duhet të marrë fund, paraqitu këtu e paraqitur atje, duhet të marrë fund”, tha Rama.