Dashi: Hëna e pafavorshme e ditës së hënë mund të ndikojë që të jeni në humor të keq dhe të hasni pengesa, por duke filluar që nga dita e martë, gjendja do të përmirësohet. Bëni kujdes ditën e diel, sepse falë ndikimit të Hënës dhe Venusit në shenjë mund të arrijë puna deri në zënka me partnerin. Do ta keni të vështirë ta rregulloni situatën, nëse nuk ruani qetësinë.
Demi: Mos humbisni kohë për t’i çuar përpara projektet tuaja, sepse deri ditën e diel yjet do t’i keni në anën tuaj dhe nuk do të mungojnë rastet për sukses. Duke filluar nga java tjetër, Mërkuri në pozicion të pafavorshëm mund t’ju krijojë vështirësi. Ditët me fat do të jenë e hëna, e mërkura, e enjtja dhe e premtja. Gjithçka do të shkojë mirë në aspektin e ndjenjave.
Binjakët: Mërkuri do të vazhdojë të jetë në pozicion të pafavorshëm edhe për gjashtë ditë të tjera dhe më pas do të mund të merrni frymë të lehtësuar. Duke filluar nga dita e diel do ta keni më të lehtë t’u jepni zgjidhje problemeve në punë dhe të gjeni gjuhën e përbashkët me eprorët dhe kolegët. Ditët më me fat do të jenë e marta dhe e mërkura. Bëni kujdes me propozimet që do t’ju vijnë të enjten dhe të premten.
Gaforrja: E hëna do të jetë një ditë e shkëlqyer dhe ju do ta filloni javën në mënyrën më të mirë të mundshme me Hënën në shenjë. Mund të merrni një lajm të mirë ose t’ju ofrohet një mundësi e mirë. E enjtja, e premtja dhe e shtuna do të jenë gjithashtu ditë shumë të mbara. Për fat të keq, në aspektin sentimental gjendja do të jetë disi e tensionuar për shkak të pozicionit të pafavorshëm të Venusit.
Luani: Java do të fillojë bukur me Hënën të kthyer nga shenja juaj. Do të merrni lajme të mira dhe do të keni takime interesante si edhe do t’ju paraqiten mundësi që duhet t’i kapni fluturimthi. Shfrytëzojeni këtë situatë pozitive që do të zgjasë deri ditën e premte, sepse më pas mund të hasni ndonjë problem në aspektin profesional për shkak të pozicionimit të Mërkurit.
Virgjëresha: Do të kaloni një javë tjetër të vështirë. Mërkuri nuk ju favorizon dhe situata në aspektin profesional mund të mos jetë dhe aq e mbarë. Duke filluar nga java tjetër, gjendja do të përmirësohet. Të enjten, të premten dhe të shtunën, Hënën do ta keni aleate. Do të jenë tri ditë të mbushura me emocione, ku protagoniste do të jetë dashuria.
Peshorja: Do të kaloni një javë të qetë gjatë së cilës nuk do të mungojnë surprizat. Venusi do të jetë i kthyer nga shenja juaj dhe ju do të përjetoni emocione të paharrueshme. Edhe Mërkuri do t’ju ndihmojë dhe do t’ju ofrohen mundësi të shumta për sukses në aspektin profesional. E diela do të jetë një ditë me shumë fat. Bëni kujdes vetëm ditën e hënë, sepse mund të ndiheni pak nervozë.
Akrepi: Planeti Mërkur do të kthehet nga shenja juaj dhe juve ju presin surpriza të bukura. Përgatituni shpirtërisht, sepse gjatë javëve në vazhdim do të merrni propozime të papritura, përgjigje pozitive apo mund të ngriheni në detyrë. Ndërkohë këshillohet që të tregoheni të duruar. Dita më me fat e javës do të jetë e hëna.
Shigjetari: Këshillohet që të mos humbisni kohë, por t’u jepni drejtim gjërave. Shfrytëzoni sa keni ende mundësi praninë e Mërkurit për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull apo për t’u dhënë përparësi propozimeve që ju janë bërë. Falë pozicionimit të Venusit në shenjë do të jeni të favorizuar në aspektin e ndjenjave dhe do të keni takime pasionante të martën, të mërkurën dhe të dielën.
Bricjapi: Venusi është kthyer në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, duke bërë që situata me partnerin të tensionohet. Do ta keni të vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët me të, sidomos ditën e hënë. Do të merrni lajme të mira në aspektin profesional falë Mërkurit që ndikon për mirë. Më në fund problemet do të shkojnë drejt zgjidhjes dhe do të merrni përgjigjet që i prisnit prej kohësh.
Ujori: Shfrytëzojeni në maksimum pozicionimin e favorshëm të Mërkurit që do të vazhdojë deri në fund të javës. Duke filluar nga java tjetër, situata në aspektin profesional mund të mos jetë kaq e mbarë. Venusin do ta keni aleat dhe lidhja me partnerin do të shkojë mirë. Bëni kujdes të mos ziheni me të gjatë ditëve që mund të ndiheni disi nervozë, pra të martën dhe të mërkurën.
Peshqit: Edhe pse Mërkuri nuk ju favorizon, duke filluar nga dita e diel situata do të marrë për mirë. Gjithçka që për momentin ju duket se ka ngecur në vend, sidomos për sa i përket problematikave në aspektin profesional, do të gjejë shumë shpejt zgjidhje. Bëhuni të duruar dhe mos hiqni dorë, veçanërisht të enjten, të premten dhe të shtunën ku Hënën do ta keni kundër.