Me çfarë merret burri i Grida Dumës, Jozefina Topallit dhe Majlinda Bregut e dini? Ja çfarë fshehin këto ‘dinake’ të politikës pas vetes


Ato janë të forta, të zgjuara, me pushtet dhe të arrira në profesionin e tyre. Politikanet shqiptare ia kanë dalë të triumfojnë me sukseset e tyre në fushën e politikës duke lënë jashtë vëmëndjes bashkëshortët e tyre.

Por kush janë bashkëshortët “misteriozë” të politikaneve shqiptare?

Majlinda Bregu -Namik Ajazi

Namik Ajazi është bashkëshorti i Majlinda Bregut, ish-deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Ajazi është gazetar dhe regjisor shumë i njohur në Shqipëri.

Jozefina Topalli-Ndoc Topalli

Bashkëshorti i ish-kryetares së Kuvendit, Ndoc Topalli është një person pak i njohur për publikun shqiptar. Ai ushtron profesionin e lirë, noter dhe shkëlqimin ia ka lënë demokrates Topalli.

Grida Duma – Ilir Shqina

Deputetja e PD-së Grida Duma është e martuar prej gati 20 vjetësh. Bashkëshorti i saj quhet Ilir Shqina, ndërsa me profesion është pedagog dhe diplomat.