Një djali të lindur në Paris Metro i është dhënë transport falas në sistemin hekurudhor nëntokësor për 25 vitet e ardhshme.
Fëmija, i identifikuar vetëm si Ousmane, erdhi në botë të mërkurën mbrëma në një tren që u ndal në stacionin Glaciere në kryeqytetin francez.
“Shërbimi në Linjën 6 u ndërpre dhe rastësisht në bord ishte një mjek i cili ishte në gjendje të ndihmonte nënën e Ousmane “, tha një zyrtar që punonte për RATP, operatori i transportit në Paris./lajmifundit.al