“Vetë zgjodhe gocën e pronares”, Sara Hoxha rrëfen ndarjen nga Ledioni


Sara Hoxha ka dhënë një intervistë për bashkëshortin e saj, gazetarin Ledion Liço. Në një bashkëbisedim me pyetje përgjigje për revistën WHO, ata kanë rrëfyer edhe ndarjen e tyre.

Dhe ishte ishte Ledioni ai i cili iu vardis Sarës, dhe madje i tha i pari “të dua”. Sara flet edhe për periudhën kur lidhja e tyre u bë publike, dhe ata qëndruan 3 ditë të ndarë, deri kur ajo e kuptoi që nuk bënte dot pa të.

Ledioni: A do e tregosh momentin që ne gati jemi ndarë?

Sara: Kur historia jonë u bë publike dhe doli në çdo faqe online, unë isha në gjendje sh.oku. Nuk isha gati. Isha vetëm 18 vjeç, në një lidhje me dikë 10 vite më të madh se unë, që punonte tek kompania e familjes sime. Jemi ndarë për 3 ditë. Atëherë mendoja që ky ishte fundi. Une isha një njeri shumë privat, ndërkohë kush nuk më shkruante për këtë histori. U futa në gojën e të gjithëve brenda natës, ishte e papritur dhe nuk e kapërdija dot.

Përveç kësaj në intervistë gjejmë edhe momente komike siç është ai ku Sara ia “mbledh” keq Ledionit duke i thënë se është ai që ka vuajtur më shumë për bërjen e lidhjes publike dhe me të drejtë.

Ledion: Po kush mendon se e ka vuajtur më shumë publikisht dhe profesionalisht bërjen e lidhjes publike?

Sara: Ti më shumë se unë, sinqerisht. Dhe për këtë më vjen keq. Por vetë zgjodhe gocën e pronares (qesh).” i thotë ajo me humor.