‘ASTIRI’/ Osoja tregon historinë e mikut të tij pronar toke: Shkonte çdo ditë i shkreti shihte pronën që ia kishin zaptuar me vila e dyqane. Asnjë lek për zaptuesit


Teodor Osoja ka reaguar në Facebook për protestën që po zhvillohet te Astir, ku qytetarë që kanë zaptuar gjurmën e projektit të Unazës së Madhe edhe me ndikimin politik janë ngritur në protestë duke kërkuar dëmshpërblim.

Duke sjellë një rast konkret të një mikut të tij Luan F i cili u nda nga jeta me brengën që se mori dot kurrë pronën e tij fiks te Astiri, për të cilën kishte dokumentat e plota, Osoja shkruan se zaptuesit dhe hajdutët nuk duhet të marrin asnjë lek.

Ai shkon edhe me tej kur tregon se i biri i mikut të tij me të emën rrine ne shtepine e botes me qira, tere jeten paguan drita, uje e taksa e nuk ju ndje njehere zeri i gojes
Teodori shkruan ndër të tjera se:

“Kur degjoj keta astiraxhinjte qe ulerijne me vjen ndermend miku im i mire Luan F., qe u nda nga kjo jete me brengen qe pronen e tij, jo ish pronen, por pronen e regjistruar ne hipoteke, qe ja zune”

Me tej ai duke kujtuar mikun e tij thekson se ”Luani shkonte i shkreti te shikonte token e tij te zaptuar, fiks tek unaza e re, fiks tek Astiri, ne te dy krahet e saj, ngaqe kjo e bekuar unaze ja kishte ndare token ne dysh dhe i biri ende bredh gjyqeve sepse nuk ka marre kompensimin per pjesen qe i ka zene unaza, por perpara i dilnin qe e kerc.enonin me jete, nese do ta shihnin me aty.”

Duke ju referuar banoreve protestues ai shkruan se “ata bene godina 3 e 4 kateshe aty, pikerisht ne token e hipotekuar te Luanit te ndjere dhe i jepnin edhe me qira madje. Kulmi ishte kur njeri edhe e legalizoi vjedhjen e prones se Luanit, ngjitur me Astirin, nderkohe qe Luani vete v.diq i varfer, ne nje shtepi qe i ra edhe catia pas ndonje viti.

Keta zaptuesit dalin e uIerijne sot, kurse e shoqja dhe i biri rrine ne shtepine e botes me qira, tere jeten paguan drita, uje e taksa e nuk ju ndje njehere zeri i gojes.
Ku te shkojme ne?, uIerijne zaptuesit e prones se tjetrit.

Per mendimin tim modest, te nje njeriu qe nuk i ka hyre kurre ne hak tjetrit, te gjithe keta duhet te shkojne ne te s’emes.

Asnje lek ha.jduteve, grab.itesve, zap.tuesve!

Prona eshte e shenjte! Prona eshte e shenjte dhe perseri prona eshte e shenjte!

Kush ka gra.bitur, kush i ka hyre ne hak tjetrit, te veje ne te s’emes, qofte hallexhi, qofte hallvaxhi.”, e mbyll rrefimin e tij ai.