Dalin pamjet, brenda shtëpisë super luksoze të Florjan Binaj


Florjan Binaj është një prej aktorëve të humorit më të famshëm në Shqipëri, i cili prej vitesh e ka argëtuar publikun me rolet e tij të shumta në “Portokalli”. Përsa i përket jetës private, Florjani është i martuar me bashkëshorten e tij Sadinën, me të cilën ka dy fëmijë, vajzën Krena dhe vogëlushin Glauk.

Florjani është vazhdimisht shumë aktiv në profilin e tij në Instagram, ku shpeshherë hedh edhe foto me fëmijët e tij. Ditën e sotme, aktori ka publikuar një foto të vajzës, e cila shihet e shtrirë në tokë teksa shikon kukullat.

Në sytë e fansave ka spikatur arredimi i veçantë i shtëpisë së aktorit, ku mbizotëron ngjyra e bardhë dhe një faqe e murit, e cila është e ndërtuar me pllaka. Dhoma përreth është e mbushur me lodrat e fëmijëve që qëndrojnë në tokë, ashtu siç duket çdo shtëpi që ka fëmijë.