3 muaj pas ndarjes, Seldi zëvendëson Mimozën me modelen e njohur shqiptare


Në muajin gusht Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu i dhanë fund fejesës së tyre të shumë komentuar në media. U tha se shkak i ndarjes së çiftit ishte largësia duke qenë se Mimoza jeton në Zvicër dhe Seldi në Tiranë. Ndarjen e konfirmuan edhe vetë ata publikisht, Seldi në “Dance with me” ndërsa Mimoza në një intervistë për “Mirage”.

Gjatë kohës që ishin bashkë Mimoza dhe Seldi publikuan edhe disa këngë bashkëpunim shumë shumë të suksesshme.

Por dyshja i ka ndarë rrugët edhe në aspektin profesional dhe Seldi e ka zëvendësuar Mimozën me modelen Keisi Medini.

Seldi dhe Keisi shfaqen së bashku në postimet e fundit në Instagram duke lajmëruar se po sjellin një bashkëpunim.