Ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj në protestën e ‘Unazës së Re’ para Kuvendit


Përpos deputetëve të opozitës sot në protestën para Kuvendit në mbështetje të banorëve të Unazës së Re ndodhen edhe simpatizantë të Partisë Demokratike, mes tyre Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës. Babai i reperit të njohur si Stresi, ose Arkimed Lushaj, Sali Lushaj është fiksuar nga kamerat në mes të turmës së protestuesve para parlamentit.

Përveç Sali Lushajt, mes të pranishmëve dhe organizatorëve të protestës kanë qenë aty edhe persona të dyshimtë. Ndërkohë edhe në protestat e dhu.nshme para Bashkisë së Tiranës pak ditë më parë ishin të pranishëm ish-efektivët e Gardës në 21 janar që qëIIuan në drejtim të qytetarëve. Të njohur si “Grupi i zjarrlt” në 21 janar kur ministër i Brendshëm ishte pikërisht Lulzim Basha që aktualisht drejton PD, ata ishin thirrur për organizimin e protestave.