Televizioni i njohur gjerman reportazh familjes Rama dhe ekspozitës (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama, ka qenë në syrin e medias gjermane ARD, e cila i ka kushtuar një reportazh ekspozitës së kryeministrit me punimet e tij personale, si piktura murale dhe skulptura në qeramikë në qytetin e Rostockut. Pjesë e reportazhit është edhe familja e Ramës, duke përfshirë në plane edhe djalin e vogël, Zahon dhe nënën e tij, Linda Ramën.

I pyetur se si krijohet gjithë kjo punë artistike, kryeministri i tregon një foto nga celulari i tij. ”Kjo është tavolina në zyrën time. Këtu janë fletat dhe lapsat me ngjyra. Puna më ndihmon që të ndërtoj balancën”,-tha Edi Rama.

Nisur edhe nga titulli “Edi Rama: Kryeministri i Shqipërisë dhe artisit”, nuk u la në hije edhe karriera e Ramës si politikan, duke nisur që nga puna si kryebashkiak.

”Buxheti që mu dha ishte asgjë. Ishte asgjë. diçka. Shumë pak. Por duhej bërë ndryshimi. Filloi rritja e mbledhjes së taksave dhe ndryshimi i niveleve. Tani jam kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave në Shqipëri”. Ekspozita është hapur më 17 nëntor dhe do të qëndrojë e hapur deri më 6 janar, ndërkohë që bileta është 4 euro.

https://youtu.be/DbtmBFCuJIE