I vranë djalin, kush është i dënuari me burg përjetë


Mbrëmjen e djeshme një djalë i ri iu ekzekutua me armë zjarri në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Viktima është 28-vjeçari Mario Majollari, i cili u qëllua me breshëri të shtënash deri sa mbeti i pajetë përtokë.

Mësohet se i riu është djali i Avni Majollarit, i cili është person i cili ndodhet pas hekurave, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy personave.

Ai është dënuar, pasi në vitin 2000, pas një konflikti në aksin rrugor Tiranë-Dajt ka ekzekutuar me armë zjarri Ilir Gjyzin dhe Armando Nelaj.

Dyshohet se edhe ekzekutimi i djalit të tij Marios, është bërë për hakmarrje, për shkak se i riu ishte kërcënuar edhe më parë.

Babai i 28-vjeçarit, Avni Majollari, u arrestua në mars të vitit 2014, ndërsa për vite me radhë kishte jetuar në arrati. /a.y/noa.al

Vrasja e 28-vjeçarit, babai i viktimës i dënuar përjetë për ekzekutimin e dy personave

Atentati, kush është personi i ekzekutuar në Tiranë