Parashikimi/ Ja çfarë ndodh me motin nga nesër dhe në vazhdim


Prej disa ditësh temperaturat e ajrit janë ulur ndjeshëm dhe nga vjeshta e ngrohtë kemi kaluar menjëherë në dimër. Por me sa duket gjithçka sapo ka nisur.

Reshje dëbore, shi dhe ftohtë, është parashikimi i motit për 3 ditët e ardhshme. Sipas Meteoalb, situata nuk do të ndryshojë, por gjatë natës së sotme do të nisin reshje më të dendura shiu dhe dëbore, kryesisht në zonën verilindore.

Parashikimi i motit nga Meteoalb:
Sot gjatë natës pritet të kemi zhvillim të vranësirave duke sjellë mot të paqëndrueshëm dhe reshje shiu në vend.

Më të dendura reshjet e shiut do të jenë në veriperëndim, si dhe reshje dëbore në zonat malore kryesisht zona verilindore.

Kjo situatë do të vazhdoj deri të enjte ku pritet ndërprerje e reshjeve.
Përsa i përket temperaturave do të ketë rritje të lehtë dhe graduale nga dita në ditë.