Reshje të dendura bore në Korçë, vështirësohet qarkullimi


Vazhdojnë reshjet e dendura të borës në Korçë.

Deri tani trashësia e borës në Dardhë ka arritur 40 cm, ndërsa në Voskopojë dhe Kapshticë 10 cm.

Për shkak të trashësisë së borës, aksi rrugor Boboshticë-Dardhë mund të kalohet vetëm me zinxhirë, ndërsa fatmirësisht në akset e tjera nuk raportohen probleme.

Meterorologët parashikojnë se jo vetëm kjo fundjavë, por edhe java që vjen do të nisë me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, ndërkohë që temperaturat do të jenë të ulëta.