“Shërbimet sekrete të hapin sytë, duhet të përgatitemi per me te keqen”, çfarë paralajmëron Meta


Presidenti, Ilir Meta mbrëmë gjatë intervistës në emisionin “Open” në Top Channel ka bërë një paralajmërim për shërbimet inteligjente në vend. Meta bëri një deklaratë të tillë duke folur për ngjarjen e ndodhur në Bularat të Gjirokastrës, duke theksuar se duhet të përgatitemi me pro.vokime të tjera.

“Është e rëndësishme të bëhet një analizë e plotë të të gjithë administrimit të një situate të tillë, pasi duhet të përgatitemi me provokime të tilla, pasi duket se nuk kemi të bëjmë me një rastësi. Këtë e kam thënë prej kohësh dhe i kam paralajmëruar shërbimet tona të hapin sytë”, tha Meta.