Shqipëria do e ‘festojë’ ndryshe Vitin e Ri, vjen paralajmërimi nga emigrantët


Një revoltë e madhe po mbruhet jashtë kufijve të Shqipërisë. Meqënëse shqiptarët këtu nuk duan të protestojnë, emigratët do vijnë t’u japin zemër.

Genc Sejko ose i njohur ndryshe si ‘njeriu i memeve’, lajmëroi pak ditë më parë se ai dhe miqtë e tij do të ktheheshin në Shqipëri për të protestuar. Pak minuta më parë ai ka publikuar edhe datat e protestës organizuar nga shqiptarët e diasporës.

Me anë të një postimi në facebook, Sejko fton të gjithë shqiptarët që të bëhen pjesë e protestës në datat 28-29 dhe 30 Dhjetor ora 14:00.