Lek Plepi nxehet keq me Noizyn, reperi i kërkon falje publikisht


Një postim i Noizyt mbrëmjen e kaluar në Instastory për Lek Plepin e ka prekur këtë të fundit, i cili ditën e sotme ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram. Lek Plepi paralajmëron Noizyn të bëjë kujdes dhe të mos luajë me emrin e tij.

Mirëpo, pasi ka parë videon, Noizy i ka kërkuar falje publikisht Lek Plepit, duke e postuar videon në profilin e tij në Instagram.

“Lek Plepi të kërkoj ndjesë, mbase je keq kuptuar. Une s’te bej diss kurre ty. Dhe pse ky ishte dissi me i mire qe eshte ber kundra meje ndonje herë. Ty te bera dhe tag sepse ti vlen.”- ka shkruar Noizy në postimin ku etiketon Lek Plepin.