Greqia nderon Kacifas me bust dhe një emër rruge


Në Greqi mediat kombëtare dhe institucionet shtetërore kanë nisur ta trajtojnë zyrtarisht Kostandinos Kacifas si hero.

Kacifas u v.ra në muajin tetor në një shkëmbim zjarri me poIicinë në Bularat, pas thirrjeve të vazhdueshme të forcave të rendit për tu dorëzuar.

Sot kryetari i bashkisë së qytetit Argosit në Greqi, Dimitris Kambosos, ka deklaruar se në një nga lagjet e këtij qyteti do të ngrihet një bust për Kostandin Kacifas.

Gjithashtu, këshilli bashkiak i këtij qyteti ka vendosur që edhe një rrugë të mbajë emrin e Kacifas.

Kujtojmë se Kacifas qëIIoi me ar.më policinë shqiptare, pa asnjë motiv dhe rrez.lkojë jetën e banorëve në fshatin Bularat. Ngjarja ndodhi në të njëjtën ditë kur në Bularat Shqipëria dhe Greqia zhvillonin homazhe për ushtarët grekë të vr.arë në territorin shqiptar gjatë Iu.ftës italo-greke.