Hetimet në Itali,kanë nxjerr zbuluar ish-kapitenin e Kombëtares, Igli Tare dhe vëllain e tij të cilët fshihen pas një kompanie bastesh në Shqipëri. Tare që aktualisht është drejtor sportiv i ekipit të Lazios në kampionatin italian të futbollit, së bashku me vëllanë Genti Tare dyshohet se fshihen pas kompanisë ‘TOP BAST’ në Shqipëri. Kompania në Tiranë është në emrin e Ermal Bajramit, i cili rezulton se ka 100% të aksioneve, por pronarët e vërtetë dyshohet se janë vëllezërit Tare.
Dyshimet bazohen mbi publikimin e një materiali nga antimafla italiane mbi një organizatë ndërkombëtare të specializuar në lojërat e fatit dhe basteve, e cila pas një hetimi të gjatë të Guardia di Financa u finalizua dje me arr.estimin e 68 personave (mes tyre edhe disa bosa mafloze) në disa qytete italiane dhe sekuestrimin e 1 mld eurove, ndërsa del edhe emri i Shqipërisë.
Por çfarë lidhje kanë vëllezërit Tare me këtë histori?
Mes 68 të arr.estuarve në Itali është edhe Francesco Martiradonna, pjesë e një klani mafloz në Bari i cili ka tentuar në vitin 2015 që të blejë kompaninë ‘Top Bast’ të vëllezërve Tare. Martiradonna kishte planifikuar edhe një takim me Genti Taren në Bari në 8 janar 2015.
Sipas antimafla italiane “Kontaktet e para regjistrohen me avokatin Mirko Daidone, të cilit Fabrizio Gerolla i drejtohet duke i kërkuar informacione mbi një shoqeri bastesh të drejtuar nga vëllëzerit Tare, me 400 pika në të gjithë Shqipërinë, e interesuar për t’u përhapur nën emrin BET 1128. Shoqeria shqiptare, për të cilën është i interesuar Gerolla, është Top Bast.
Rezulton që Top Bast ka një kapital prej 22 milionë lekë, e ndarë në 22000 kuota me vlerë normale 1000 lekë secila, në zotërim të Ermal Bajramit. Ne fakt rezulton qe shoqëria është në pronesi e vëllezërve Genti dhe Igli Tare, respektivisht konsull i Shqipërisë në Turqi dhe drejtor sportiv i Lazios.
Ky fakt vërtetohet nga një email të datës 20 nëntor 2014 me të cilat Fabrizio Gerolla tregon Francesco Martiradonna që është i kontaktuar nga Genti Tare me të cilin duhet të takohej, por që para takimit duhet të hartonin planin e transaksionit: Idea ishte që kompania Bet 1128 (prona e Martiradonna) duhet të regjistronte një degë në Shqipëri, Martiradonna duhet të blinte 50% e aksioneve të Top Bast dhe ndërkohe disa nga pikat e basteve të Top Bast do kalonin nën një brand të ri me emrin e Bet 1128”.
Sipas dosjes hetimore që Shqiptarja.com ka pasur mundësinë ta lexojë takimi mes Francesco Martiradonna dhe Genti Tare, organizuar nga Fabrizio Gerolla, ishte lënë për t’u zhvilluar në Bari në datë 8 janar të 2015-së. Po marrëveshja dështoi, pasi sipas Martiradonna, Tatimet në Shqipëri mbi bastet ishin tepër të larta në krahasim me Anglinë ose Maltën. Edhe Francesco Martiradonna edhe Fabrizio Gerolla, që banonte në Torino, janë arr.estuar dje bashke me 66 anetare te tjera të organizatës krlmlnaIe.
“Top Bast” e përmendur në raportin e UEFA-s për trukimet
Kompania ‘Top Bast’ nuk është e panjohur, pasi në 2016 është përmendur edhe në raportin e UEFA-s kur akuzonte Skënderbeun për trukime ndeshjesh. Në raportin e UEFA-s në 2016, përmendeshin emrat e Agim Zeqos dhe Ardian Takajt, i pari nisi historinë e Skënderbeut në futbollin shqiptar në dekadën e fundit, ndërsa i dyti e vazhdoi duke e dërguar në grupet e Europa League.