Ronaldo paguan 31 mijë euro për 15 minuta në një restorant


Cristiano Ronaldo nuk kursehet aspak kur bëhet fjalë për ushqime apo pije luksoze.“The Sun” ka zbuluar se 33-vjeçari ka shpenzuar 31 mijë euro për dy shishe verë në vetëm 15 minuta.

20 mijë për Richebourg Grand Cru, vera më e shtrenjtë në botë që nuk është as në menutë e restoranteve, dhe 11 mijë për Petrus Pomerol të viti 1982. Përveç kësaj, CR7 as nuk e përfundoi të gjithë shishen e verës.

Ronaldo festoi ditëlindjen e parë të vajzës së tij Alana Martina dhe zgjodhi të shkonte dy ditë në Londër, ku nuk ka kursyer për asgjë. 31 mijë euro në 15 minuta. Një shifër aspak e shtrenjtë për portugezin që fiton 30 milionë euro në sezon te Juventusi.