Gjyshi ngacmon seksualisht mbesën 4 vjeçare, kjo e fundit i rrëfen gjithçka tezes


Ndërsa ishte duke pushuar pasdite me kushurinjtë e saj në dhomën e gjumit, gjyshi i saj do t’i shkonte afër për ta prekur atë në pjesët intime.

Po flasim për një burrë 65 vjeç dhe mbesën e tij të mitur, 4 vjeçe, e cila këtë moment ja ka treguar tezes së saj, ku kjo e fundit ka vënë në dijeni prindërit e vogëlushes.

Pas kësaj ata kanë denoncuar të moshuarin, i cili tani akuzohet për dhunë seksuale të rëndë mbi mbesën e tij. Gjithçka ka ndodhur pak javë më parë.

Vajza ishte në shtëpinë e gjyshërve të saj. Përveç sulmuesit të supozuar, në të njëjtën shtëpi ishte edhe tezja e vajzës së vogël dhe kushërinjtë, të gjithë të mitur.

Pas vendosjes së tyre në shtrat për të marrë një sy gjumë pasdite, 65-vjeçari i ka hyrë në dhomë dhe ka filluar ta prekë fëmijën.

Kjo e fundit, ka dalë menjëherë nga dhoma dhe i është drejtuar tezes së saj duke i rrëfyer të gjithë skenën ku më pas u vunë në dijeni prindërit e 4 vjeçares dhe gjyshi u denoncua.

Prokuroria Lucia Anna Campo, e cila koordinon hetimin, kërkoi dhe mori nga Gjykata masën për të parandaluar njeriun që të vazhdojë të ketë kontakte me viktimën e dyshuar të ngacmimit. Gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari zgjodhi të mos i përgjigjej pyetjeve të gjyqtarit.

Hetimi është ende në fillim dhe të gjitha akuzat duhet të verifikohen. Ndoshta, siç ka ndodhur në raste të ngjashme, do të jetë e nevojshme që të emërojë një ekspert për të vlerësuar kapacitetet për të dëshmuar, për të treguar dhe për t’u marrë me realitetin që e rrethon fëmijën./b.l/noa.al/