Ndryshon moti, borë dhe temperatura në -6 gradë celcius


Temperatura të ulëta, shi dhe reshje borë kanë parashikuar sinoptikanët për ditët në vijim në vendin tonë. Temperaturat kanë nisur të zbresin në prag të stinës së dimrit, duke rënë sipas meteoalb deri në -6 gradë celsius në zonat malorë.

“Ditët vijuese mbeten në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale duke diktuar mot të kthjellët por të ftohtë në të gjithë vendin. Edhe fundjava parashikohet e kthjellët por e ftohtë. Dita e diel sjell reshje të dobëta shiu si edhe dëbore në zonat malore.

Temperaturat e ajrit SERISH do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke bërë që minimumi të ulet deri në -6 grade °C ne zonat malore DHE maksimalja të arrijë deri në 18 °C. Ne zonat e ulëta dhe bregdetare. Ditët më të ftohta të javës: E premtja dhe E shtuna”, sqaron meteoalb.