Parlamenti Europian ka refuzuar sot që të zhvillojë debat lidhur me ngjarjen e Kostanfinos Kacias më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës.
Kërkesa për diskutimin mbi vr..asjen e Kacifas në mënyrë zyrtare në PE është dorëzuar nga deputeti grek në PE, Notis Marias. Ai ka kërkuar që në axhendën e këtij institicioni të diskutohet mbi vr…asjen dhe qëndrimin e qeverisë shqiptare dhe Kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu kërkohej që PE të dilte me një rezolutë mbi minoritetin në Shqipëri.
Kërkesa e tij është hedhur në votim dhe ka pasur kundër 278 deputetë. Pro kërkesës për diskutim kanë qenë 48 deputetë.
Kërkesa e deputetit grek u prezantua si qëndrim i grupit parlamentar Konservator dhe Reformist në PE. Interesant është fakti se kërkesa zyrtarisht është mbështetur vetëm nga 3 deputetë nga 21 që ka Greqia në PE. Konkretisht nga Notis Marias, Eleza Boserberg dhe deputetja që u shpall non grata nga Shqipëria, Eleni Theocharous.