Ronaldo i detyron punonjësit e shtëpisë të firmosin kontratën e habitshme, ja ç’shkruhet në të


Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo, përveçse është mjaft i talentuar në punën e tij, është edhe një familjar shembullor. Përpos stërvitjes, Ronaldo e kalon një pjesë të madhe të kohës në shtëpinë e tij. Në të gjitha banesat e Ronaldos, ka me dhjetëra punonjës që i shërbejnë atij dhe familjes së futbollistit.

Por që të punësohesh tek Ronaldo, duhet që të firmosësh edhe një kontratë të habitshme. Sipas “Der Spiegel”, të gjithë personat që punojnë tek futbollisti duhet të firmosin një kontratë, ku brenda saj është një klauzolë e çuditshme.

Në këtë pikë, thuhet se për 70 vite pas vdekjes së tij apo edhe të familjarëve të tij të fundit, asnjë punonjës që ka punuar tek futbollisti nuk duhet të tregojë asgjë se çfarë kanë parë brenda shtëpisë. E gjitha kjo bëhet për të mbrojtur jetën private të futbollistit, e cila është shumë e lakmuar dhe përbën kuriozitet për mediat dhe fansat e tij.