Tre të mbijetuarit nga aksidenti që shoi ekipin sportiv, pamja bëhet hit


Të shokuar, të tronditur me dëmtime fizike, por fatmirësisht ende në jetë. Tre sportistë të rinj, u fotografuan të kapur për dore, në spital, pasi u shtruan si pasojë e një aksidenti të tmerrshëm, i cili u mori jetën shokëve të tyre të skuadrës.

Aksidenti tragjik ndodhi në Saskatchewan, një provincë në Kanadanë perëndimore.

Autobusi me të cilin udhëtonte një skuadër hockey me të rinjtë e skuadrës së ‘Humboldt Broncos’, ishte nisur drejt qytezës së Nipawin, ku ishte parashikuar të mbahej ndeshja, por befas u aksidentuar.

Në aksident humbën jetën 15 persona, ndërkohë që 14 të tjerë arritën të mbijetojnë.

Pamja e dhimbjes së tre shokëve u publikua në rrjetet sociale, duke u përhapur me shpejtësi, shkruan noa.al.

Aksidenti tragjik u shënua në Kanada, në orët e vona të mbrëmjes së të premtes. /a.y/noa.al