Emocionuese, surpriza e Miriamit për Danielën e “The Voice”


Një ndër këngët më të dëgjuara për momentin nga ‘Kënga Magjike’ është bashkëpunimi mes Ardit Çunit dhe Daniela Toçit. “Qaj” titullohet kënga e ndjerë e cila ka pasur kaq shumë impakt të publiku.

Për të gjithë ju që nuk e mbani mend, Daniela ka qenë në skuadrën e Miriam Canit, kur konkurronte në “The Voice”. Dhe Miriami ka vendosur ta surprizojë tek emisioni “Rudina”, ku ishin të ftuar Daniela dhe Arditi.

Miriami në video-mesazhin e saj zbuloi se Ameli e këndon këngën e Arditit dhe Danielës gjatë gjithë ditës:

“Daniela zemër të përshëndes, jam shumë shume e lumtur për gjithçka të bukur që ti je duke realizuar për momentin sepse e di që ka qenë gjithnjë një ëndërr e jotja, Këtë ëndërr në fakt e kemi nisur bashkë në The Voice dhe sadopak që unë mund të kem ndikuar në rrugëtimin tënd artistik, unë çdo herë kur të shoh, ndihem e emocionuar dhe shumë shume krenare. Keni një super këngë bashkë me Arditin në Këngën Magjike. Më keni emocionuar që në momentin e parë dhe jo vetëm mua por edhe Amelinë. Ajo është një super fanse e këngës tuaj, e këndon çdo ditë në shtëpi. Unë ju uroj shumë shume suksese dhe dua të më premtoni që sa të përfundojë Kënga Magjike të na vini për vizitë në shtëpinë tonë që ta këndojmë të gjithë së bashku.”

Miriami u shpreh gjithashtu se do e këtë mbështetjen e saj siç i ka premtuar që në fillim të “The Voice”.