Sandër Lleshi ju “fut drune” policeve bark-derra:Ja urdheri i rradhes


Nje urdher i Ministrit te Brendshem i pasqyruar ne strukturat e varesise ne policine e shtetit, kerkon vec te tjerash shmangien e efektivave te policise me bark te madh.

Ne nje leter drejtuar komisariateve,zv.drejtori i policise se Tiranes Dhimitraq Ziu kerkon vendosjen ne zbatim te urdherit te Ministrit te Brendshem ku thekson se duhet te shmangen nga sherbimet e dukshme ne rruge dhe ne vende publike, policet e quajtur ndryshe bark-derra.

Me heret Sander Lleshi ka nxjerre edhe urdhera qe kane te bejne me krlmet mjedisore, ndeshkimin e djegies se mbeturinave dhe po ashtu ka kerkuar qe efektivat te mos konsumojne kafe ne orarin e punes.