Super goli i yllit shqiptar qe po ben buje ne gjithe boten,ja kalon edhe perles se Ibrahimovic (Video)


 

Futbollisti shqiptar, Zymer Bytyqi, ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm me Viking në Norvegji në fitoren 1-2 kundër Mjondalen.

Mesfushori 22-vjeçar ka realizuar një “perlë” identike si e Ibrahimoviç kundër Marsejës në kohën kur luante në Francë.

Sigurisht që rrjeta e tundur prej mesfushorit ka bërë xhiron e botës në internet.

Bytyqi ka lindur në Belgjikë dhe deri tani ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave të Norvegjisë.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen ai të veshë edhe fanellën e kombëtares shqiptare.

https://youtu.be/H6na2MIcnEY