Që shëndetësia në vendin tonë është larg standardeve të një shëndetësie shëruese kjo nuk ka nevojë për shumë koment.
Në shumë raste kur ndodhin aksldente shohim se si ambulancat janë të fundit që mbërrijnë në vendngjarje dhe për këtë kurrë nuk janë marrë masa.
Ambulanca ka (edhe pse në gjendje të mjerueshme shumica) por nuk dihet se çfarë bëjnë ndërkohë, megjithëse mund ta kemi një ide. Shpeshherë kemi parë furgonat e ambulancave që shërbejnë si furgona linje, ama nuk kishim parë të shërbenin edhe si transportuese mallrash.
Në Tiranë është fotografuar një ambulancë duke transportuar lavatriçe, po lavatriçe edhe pse qytetari nuk u ka besuar syve fillimisht.
Qytetari që ka nisur fotot ka shkruar për JOQ.al:
PËrshëndetje JOQ! Njerëzit vuajnë dhe vdesln rrugëve që të shkojë ambulanca sa më shpejt në ndihmë të të pIagosurve ose të sëmurëve dhe gjithnjë ose nuk shkon kurrë ose vonon. Por shikoni se për çfarë përdoret ndërkohë në Tiranë, tek sheshi “Wilson”.”
Epo, ku i dihet se çfarë diagnoze mund të ketë lavatriçja, nuk ka asgjë për t’u tallur apo jo zonja Manastirlliu?!